KFOR dhe Policia zhvillojnë ushtrim të përbashkët për “reagim efektiv dhe gatishmëri të lartë operacionale”

11:26 | 22 Janar 2026
kfor-dhe-policia-zhvillojne-ushtrim-te-perbashket-per-“reagim-efektiv-dhe-gatishmeri-te-larte-operacionale”

KFOR ka njoftuar se ushtarët e këtij misioni së bashku me Policinë e Kosovës kanë kryer ushtrimin ‘’Incident Command Walkthrough’’.

Nga KFOR bëhet e ditur se përmes këtij trajtimi është mundësuar ushtrimi i procedurave dhe metodave të koordinuara që sigurojnë gatishmëri të lartë operacionale dhe një reagim efektiv ndaj çdo sfide të sigurisë.

Postimi:

Ushtarë nga Batalioni Manevruese RC-E, që shërbejnë nën misionin e udhëhequr nga NATO, KFOR, dhe pjesëtarë të Policisë së Kosovës zhvilluan një Incident Command Walkthrough, i cili mundësoi ushtrimin e procedurave dhe metodave të koordinuara që sigurojnë gatishmëri të lartë operacionale dhe një reagim efektiv ndaj çdo sfide të sigurisë.

Ushtrime të tilla theksojnë koordinimin dhe bashkëpunimin efektiv ndërmjet KFOR-it dhe Policisë së Kosovës, të cilat mbështesin misionin e vazhdueshëm të KFOR-it për ruajtjen e një mjedisi të sigurt dhe të qëndrueshëm në Kosovë.

KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij – të bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë dhe për lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme. KFOR-i punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), në rolet e tyre përkatëse si reagues të sigurisë.

Komento: