KFOR-i amerikan trajnon anëtarët e SHKSHMK-së për mjekësi emergjente dhe evakuim nga ajri me helikopter në “Bondsteel”

16:27 | 10 Janar 2024
kfor-i-amerikan-trajnon-anetaret-e-shkshmk-se-per-mjekesi-emergjente-dhe-evakuim-nga-ajri-me-helikopter-ne-“bondsteel”

Anëtarët e Shërbimit të Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës (SHKSHMK) të mërkurën e 10 janarit kanë përfunduar një trajnim nga KFOR-it amerikan në kampin “Bondsteel”.

Kështu është bërë e ditur nga ShKSHMK përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”

Në njoftim thuhet se ky trajnim është kryer për mjekësinë emergjente dhe procedurat e evakuimit nga ajri me helikopter.

“Sot, më 10 janar, 2024, anëtarët e SHKSHMK-se janë trajnuar nga KFOR-i amerikan në kampin ‘Bondsteel’ për mjekësinë emergjente dhe procedurat e evakuimit nga ajri me helikopter”, thuhet në njoftim.

Komento: