KFOR-i dhe ekipet emergjente bashkojnë forcat në Bondsteel, trajnim për jetë dhe siguri

15:45 | 16 Qershor 2026
kfor-i-dhe-ekipet-emergjente-bashkojne-forcat-ne-bondsteel,-trajnim-per-jete-dhe-siguri

Ushtarët e KFOR-it kanë marrë pjesë në një ushtrim të përbashkët trajnimi për reagim ndaj zjarreve dhe ndihmë mjekësore emergjente që u mbajt në Kampin Bondsteel.

Sipas njoftimit të KFOR-it, ky trajnim u realizua me pjesëmarrjen e personelit të KFOR-it, zjarrfikësve dhe ekipeve të emergjencës mjekësore, me qëllim përmirësimin e koordinimit në terren, rritjen e ndërveprimit profesional dhe forcimin e kapaciteteve për reagim në situata emergjente.

Përmes këtij trajnimi, pjesëmarrësit forcojnë marrëdhëniet profesionale dhe përmirësojnë procedurat që mbështesin mbrojtjen e njerëzve, infrastrukturës dhe shërbimeve kritike.

“Këto aktivitete tregojnë përkushtimin e vazhdueshëm të KFOR-it për të punuar së bashku me institucionet dhe partnerët lokalë, në mënyrë që të kontribuojë për një mjedis të sigurt dhe stabil për të gjithë qytetarët e Kosovës” thuhet mes tjerash në njoftim.

Komento: