KFOR-i dhe Garda Kombëtare e Oregonit diskutojnë për sigurinë në Kosovë

15:38 | 25 March 2025
kfor-i-dhe-garda-kombetare-e-oregonit-diskutojne-per-sigurine-ne-kosove

Komandanti i KFOR-it, Enrico Barduani, ka takuar shefin e Gardës Kombëtare të Oregonit, Alan R. Gronewold.

Gjatë takimit, ata diskutuan për sigurinë në Kosovë, stabilitetin rajonal dhe mbështetjen e KFOR-it për dialogun e Brukselit.

Barduani falënderoi Gronewold për kontributet e shtetit të SHBA-së në KFOR dhe stabilitetin rajonal.

Gjatë vizitës së tij, ushtaraku nga Amerika u takua me trupat e Komandës Rajonale Lindore, ku u njoftua më shumë për misionin e KFOR-it dhe foli për arritjet e ushtarëve.

Komento:
loading