KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës stërviten së bashku të hënën

02:08 | 23 November 2024
kfor-i,-eulex-i-dhe-policia-e-kosoves-sterviten-se-bashku-te-henen

KFOR-i njofton së bashku me EULEX-in dhe Policinë e Kosovës do të zhvillojnë stërvitjen e përbashkët, “Golden Sabre 2024”, në Kampin Vrelo (Prishtinë), më 25 nëntor 2024.

Në njoftimin për media bëhet e ditur se stërvitja do të testojë zbatimin e procedurave të menaxhimit të krizave, në skenarë të ndryshëm sigurie dhe se do të përfshijë rreth 600 personel dhe asete në të gjithë zonën e stërvitjes në Prishtinë, rrethinën e saj dhe përgjatë rrugëve kryesore.

Sipas KFOR-it, banorët vendas mund të presin një rritje të përkohshme të trafikut rrugor.

“’Golden Sabre 2024’ është një tjetër demonstrim i qartë i KFOR-it, EULEX-it dhe Policisë së Kosovës që punojnë së bashku, në mbështetje të sigurisë së qëndrueshme në mbarë Kosovën dhe stabilitetit rajonal”, thuhet tutje në njoftim./Gazeta10

Komento: