KFOR-i forcon aktivitetet e saj në mbështetje të sigurisë në mbarë Kosovën

19:56 | 05 Dhjetor 2025
KFOR-i forcon aktivitetet e saj në mbështetje të sigurisë në mbarë Kosovën

Misioni i udhëhequr nga NATO, KFOR, ka rritur prezencën dhe patrullimet në gjithë territorin e Kosovës, si pjesë e aktiviteteve të rregullta stërvitore të KFOR-it.

Në njoftim thuhet se kjo tregon gatishmërinë e KFOR-it për t’iu përgjigjur çdo zhvillimi relevant të sigurisë që mund të ndikojë në sigurinë në Kosovë dhe stabilitetin rajonal.

“Misioni ynë vazhdon të integrojë aktivitetet e veta me përpjekjet e komunitetit të gjerë ndërkombëtar, përfshirë mbështetjen për dialogun e lehtësuar nga BE ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës. Komandanti i KFOR-it, Gjeneralmajor Özkan Ulutaş, është në kontakt të rregullt me të gjithë homologët e tij kryesorë, përfshirë përfaqësues të organizatave të sigurisë së Kosovës, shefin e EULEX-it dhe Shefin e Shtabit të Forcave të Armatosura të Serbisë”, thuhet në njoftim.

Komento: