KFOR-i i përgjigjet Serbisë në kërkesën për kthimin e ushtrisë dhe policisë në Kosovë

20:35 | 06 January 2023

KFOR i kthen përgjigje Serbisë në kërkesën për kthimin e ushtrisë dhe policisë në Kosovë.

Misioni i NATO-s në Kosovë KFOR, i ka kthyer një përgjigje zyrtare Qeverisë së Serbisë mbi kërkesën për kthimin e një pjesë të forcave të saj në territorin e Kosovës.

Sipas mediave serbe, përfaqësues së Ushtrisë së Serbisë në natën e Krishtlindjes Ortodokse, në ora 19:00, në pikëkalimin kufitar të Merdares, kanë marrë përgjigje për kërkesën e kthimit të rreth 1,000 ushtrisë dhe policisë serbe në Kosovë, transmeton Gazeta Express.

Dokumenti i marrë nga KFOR është dorëzuar në kabinetin e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq nga Ministria e Mbrojtjes së Serbisë.

Nuk është bërë ende e ditur përgjigja që KFOR i ka kthyer shtetit serb për këtë kërkesë.

Komento: