KFOR-i italian zhvillon stërvitje kundër trazirave

19:08 | 15 March 2025
kfor-i-italian-zhvillon-stervitje-kunder-trazirave

Ushtarët italian të KFOR-it kanë zhvilluar një stërvitje intensive në helikopter me mjete kundër trazirave.

Sipas njoftimit të KFOR-it, ky trajnim specifik i lejoi ushtarët e përfshirë të përmirësonin teknikat e tyre për zbarkimin nga helikopteri me pajisje të plota të kontrollit të turmës dhe trazirave, në mënyrë që të ishin menjëherë operacional për objektivat që do të siguroheshin.

KFOR-i thotë se vazhdon të zbatojë mandatin, bazuar në Rezolutën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë.

Komento:
loading