KFOR-i vazhdon trajnimet e përditshme, mban në ‘formë’ forcat ushtarake.
Forcat e KFOR-it mbajnë trajnime të përditshme në Kosovë për të mirëmbajtur kapacitetet e forcave dhe për të siguruar gatishmëri operative në rast nevoje.
Në bazë të një njoftimi të fundit, KFOR-i deklaron është plotësisht i gatshëm për ta përmbushur misionin që ka në Kosovë.
“Në pajtim me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, KFOR-i mbetet plotësisht i gatshëm për ta kryer misionin në Kosovë, duke garantuar prezencë të qëndrueshme për të garantuar ambient të sigurt dhe liri të lëvizjes për të gjitha komunitetet në Kosovë”, thuhet në njoftim.