KFOR-i paraqitet në zonën neutrale dhe në zonën ku po qëndron Njësia Speciale

12:26 | 27 September 2021

Njësitet e Misionit Paqeruajtës, KFOR, kanë arritur në zonën neutrale mes kufirit Kosovë – Serbi, dhe po ashtu në zonën ku gjenden Njësia Speciale e Kosovës.

Nga fotografitë e publikuara shihen ushtarë amerikanë, polakë dhe kanadezë duke patrulluar.

Gjatë ditë së sotme u raportua se KFOR-i do të ndërhynte në Veri për të zhbllokuar situatën pas aksionit të policisë për reciprocitetin e targave në dy pikat kufitare, Jarinje dhe Bërnjak.

Por, në anën tjetër, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një konferencë për media tha se nuk ka informacion nëse KFOR-i do të ndërhyjë në Veri.

“Ne diskutuam me gjeneralin Federici, komandatin e përgjithshëm të KFOR’it për situatën e sigurisë meqenëse ne i kemi policët tanë atje dhe ata e bëjnë vlerësimin e situatës. Vendimet që ne i marrim nuk janë të pastra politike, madje përmbajtja e tyre është shumë profesionale e sigurisë. Unë si kryeministër i Republikës së Kosovës dhe ministri i Brendshëm nuk marrim vendime pa vlerësimet që na vinë nga Policia e Kosovës mbi rrethanat në të cilat ata ndodhen atje dhe ne shkëmbejmë informacionin me KFOR’in sepse jemi më shumë të pranishëm se edhe vetë KFOR’i. Unë nuk kam një informacion të tillë të përgatitjes së hyrjes së KFOR’it. Kam biseduar dje edhe me sekretarin e përgjithshëm të NATO’s, Stoltenberg edhe me zv. Presidentin e Komisionit Evropian dhe përfaqësuesin për Politikë të Jashtme dhe zotin Borell”, ka deklaruar Kurti.

Komento: