KFOR-i përfundon vendosjen e 67 kontejnerëve në fushat e futbollit në Bërnicë

16:20 | 18 Korrik 2026
kfor-i-perfundon-vendosjen-e-67-kontejnereve-ne-fushat-e-futbollit-ne-bernice

KFOR-i ka njoftuar se ka përfunduar zhvendosjen e 67 kontejnerëve nga kazermat e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në fushat e futbollit në zonën e Bërnicës/Brnjicës, në kuadër të një iniciative për përmirësimin e kushteve për futbollistët e rinj.

Sipas njoftimit, operacioni u realizua nga Ekipi Ndërlidhës dhe Monitorues (LMT) K8 i KFOR-it, me mbështetjen e Grupit të Përbashkët për Mbështetje Logjistike (JLSG), në koordinim me Policinë Ushtarake të KFOR-it dhe FSK-në.

Pas një kërkese nga Federata e Futbollit e Kosovës, procesi i zhvendosjes nisi më 17 qershor dhe u përmbyll ditët e fundit, me gjithsej 67 kontejnerë të transportuar për t’u ofruar futbollistëve të rinj kushte më të mira për stërvitje, ndërrim të pajisjeve dhe përgatitje për ndeshje.

Komento: