KFOR-i pozicionohet te Ura e Ibrit

13:12 | 15 Dhjetor 2018

KFOR-i edhe sot është pozicionuar te Ura e Ibrit në Mitrovicë.

Një ditë pasi Kosova i krijojë forcat e armatosura, situata në gjithë vendin është e qetë.

Në Mitrovicën veriore, konkretisht të ura e lumit Ibër edhe sot po qëndrojnë forcat e KFOR-it, transmeton lajmi net.

Në hyrje të urës së Ibrit dhe në disa pjesë të qytetit janë duke qëndruar KFOR-i austriak, ndërsa pranë Urës janë stacionuar tri makina të blinduara. Pra, në urë ekzistojnë tre automjete të blinduara, që është një më pak në krahasim me ditën e mëparshme.

Kështu ka raportuar agjencia e lajmeve serbe, Tanjug.

Kujtojmë, se dje ka pasur reagime të ashpra nga Beogradi duke kërcënuar e duke kundërshtuar krijimin e Ushtrisë së Kosovës.

Komento: