KFOR-i publikon pamjet nga stërvitjet e së shtunës të ushtarëve italianë në Liqenin e Ujmanit

11:33 | 02 Janar 2024
kfor-i-publikon-pamjet-nga-stervitjet-e-se-shtunes-te-ushtareve-italiane-ne-liqenin-e-ujmanit

KFOR’i ka publikuar pamje nga trajnimi që ka kryer Lagunari italian në Veri të Kosovës.

“Lagunari italian, pjesë e Batalionit Rezervë Operacional të dislokuar në Veri të Kosovës si pjesë e misionit të KFOR’it të udhëhequr nga NATO, kreu me sukses një trajnim specifik më 30 dhjetor.”

KFOR’i ka thënë se janë të fokusuar në zbatimin e përditshëm të mandatit.

“KFOR’i është plotësisht i fokusuar në zbatimin e përditshëm të mandatit të tij- bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të ofruar një mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë”./FrontOnline/

 

Komento: