Ushtrimet e fundit të KFOR-it janë të zakonshme dhe s’ka arsye për shqetësim, kështu ka thënë zëdhënësi i KFOR-it, Vincenzo Graso.
Graso sqaroi se me rastin e aktiviteteve të fundit të KFOR-it nuk ka arsye për shqetësim dhe se situata është nën kontroll, pa shenja të kërcënimeve të mundshme.
“Stërvitjet e KFOR-it bëhen për të ushtruar lëvizjen dhe procedurat në mënyrë që të jetë gati për të përmbushur misionin e vet dhe për të garantuar siguri për të gjithë njerëzit në Kosovë. Të gjitha njësitë e KFOR-it marrin pjesë në këto ushtrime. Ushtrimi është një aktivitet normal që të gjithë ushtarët po bëjnë në mbarë botën”, tha Graso,