KFOR-i ruan sigurinë e objekteve të komunave veriore.
KFOR-i është duke e ruajtur sigurinë e objekteve të komuanve në veri të vendit, aty ku sot do të nisin punën kryetarët e rinj.
Pjesëtarët e policisë së Kosovës gjenden në afërsi të objekteve komunale duke e përcjellë gjendjen.
Në Zubin Potok e Zveçan veçse janë mbledhur protestuesit serbë për të kundërshtuar udhëheqjen e kosovarëve në këto komuna, njofton Klankosova.
Në Zveçan madje protestuesit tentuan të hynin edhe në objektin e komunës, por u shpërndanë me gaz lotsjellës nga policia.