KFOR-i stacionohet në afërsi të objekteve të komunave veriore

08:19 | 29 Maj 2023

KFOR-i ruan sigurinë e objekteve të komunave veriore.

KFOR-i është duke e ruajtur sigurinë e objekteve të komuanve në veri të vendit, aty ku sot do të nisin punën kryetarët e rinj.

Pjesëtarët e policisë së Kosovës gjenden në afërsi të objekteve komunale duke e përcjellë gjendjen.

Në Zubin Potok e Zveçan veçse janë mbledhur protestuesit serbë për të kundërshtuar udhëheqjen e kosovarëve në këto komuna, njofton Klankosova.

Në Zveçan madje protestuesit tentuan të hynin edhe në objektin e komunës, por u shpërndanë me gaz lotsjellës nga policia.

Komento: