KFOR-i thekson se vazhdon të zbatojë mandatin e tij në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme

14:53 | 16 Korrik 2024
kfor-i-thekson-se-vazhdon-te-zbatoje-mandatin-e-tij-ne-cdo-kohe-dhe-ne-menyre-te-paanshme

KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij, thuhet në postimin e kësaj force në platformën X.

Aty është postuar një video e ushtarëve duke manovruar në bazë, dhe tutje theksohet se zbatimi i mandatit bëhet bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të ofruar një mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.

Komento: