KFOR-i trajnon shoferët evropianë në Bondsteel për asgjësimin e mjeteve shpërthyese

14:24 | 29 Qershor 2024
kfor-i-trajnon-shoferet-evropiane-ne-bondsteel-per-asgjesimin-e-mjeteve-shperthyese

Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka bërë të ditur se kanë mbajtur trajnime për punonjësit e Bashkimit Evropian që punojnë si drejtues automjetesh në Kampin Bondsteel.

“Personeli për asgjësimin e mjeteve shpërthyese i caktuar në Komandën Rajonale në Lindje të KFOR-it i udhëhequr nga NATO, ka kryer trajnime të specializuara për punonjësit e Bashkimit Evropian që punojnë si drejtues automjetesh, në Kampin Bondsteel”, thuhet në njoftim./Front Online/

 

Komento: