KFOR-i tregon si është gjendja në veri, pas plagosjes së 17 vjeçarit serb

23:44 | 02 September 2019

Një serb 17 vjeҫar është plagosyr mbrëmë në Urën e Ibrit në Mitrovicë.

E për këtë rast ka reaguar edhe KFOR-i në Kosovë.

Zëdhënësi i KFOR-it, Pio Sabeta, ka thënë në veri të Mitrovicës gjendja është e qetë.

Nga ky mision thonë se duhet të priten rezultatet e hetimit në mënyrë që të përcaktohen të gjitha rrethanat e çështjes.

Ai tha se KFOR është duke punuar ngushtë me organet vendore dhe ndërkombëtare të sigurisë. Derisa shtoi se KFOR-i vazhdon të monitorojë situatën.

“Në rast të ndonjë lloj rreziku që mund të ndikojë në situatën e sigurisë, KFOR është i gatshëm të marrë të gjitha masat e nevojshme të sigurisë, në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe EULEX-in, në të mirë të të gjithë qytetarëve të Kosovës”, ka thënë Sabeat për RTK 2.

“Në lidhje me incidentin e djeshëm në Mitrovicën e Veriut, duhet të presim rezultatet e hetimit për të përcaktuar rrethanat e sakta,” thuhet në përgjigjen e KFOR.

Komento: