KFORI ka njoftuar se sot ka zhvilluar një sërë aktivietesh patruimi dhe vëzhgimi në Komunën e Istogut.
Siç thuhet në njoftim aktivitetet janë zhvilluar në kushte ekstreeme, shkak i temperaturave të ulëta.
Tutje thuhet se në këtë aktivitet kanë qenë ushtarët italianë të KFOR’it.
“Batalioni Kinetik i Komandës Rajonale në perëndim të misionit KFOR të udhëhequr nga NATO ka zhvilluar një sërë aktivitetesh patrullimi dhe vëzhgimi në komunën e Istogut. Aktivitetet u zhvilluan në kushte ekstreme për shkak të temperaturave të ulëta dhe borës në terren ku vepronin ushtarët italianë”, thuhet në njoftim. /Gazeta Express