KFOR’i e ndihmon familjen lipjanase që i hynë gjarpërinjtë në shtëpi

22:28 | 10 June 2019

Ka 4 ditë që po qëndrojnë nën qiell të hapur. Gjarpërinjtë e shumtë, që u paraqitën në këtë shtëpi që nga mesnata e së premtes, vazhdojnë të sjellin tmerr për familjen Ahmeti nga fshati Resinoc i Lipjanit.

Pas publikimit të rastit, të dielën, një kompani private vullnetarisht i doli në ndihmë familjes, duke bërë dezinfektimin dhe deratizimin e shtëpisë dhe oborrit, raporton KTV.

Sipas përfaqësuesve të kompanisë AD nga Prishtina, preparati Ditox dhe Retil largon gjarpërinjtë për një kohë, por shtëpia e vjetër dhe çarja e saj ua mundëson atyre të paraqiten sërish.

Përfaqësuesit e kompanisë i kanë këshilluar familjarët se si të veprojnë tani.

Kurse, Komuna e Lipjanit i bëri ofertë familjes që të largohet prej aty deri sa të gjendet një zgjidhje e përhershme.

Përparim Ahmeti, kryefamiljar, thotë se zgjidhja është ndërtimi i një shtëpie të re sepse aktualja është tejet e vjetër dhe e shkatërruar.

Të hënën, ata i kanë vizituar edhe disa ushtarë të KFOR-it.

Komento: