KFORI grumbulluesve u kërkoi që ta lirojnë kordonin e tyre

08:59 | 29 Maj 2023

KFOR-i u kërkoi të grumbulluarve ta lirojnë kordonin e tyre.

KFOR-i kërkoi nga të mbledhurit para Komunës së Zveçanit që të lirojnë një nga kordonet e tyre, raportojnë mediat serbe.

Ende në pritje të një përgjigjeje ndaj kërkesave të bëra këtë mëngjes.

Qytetarët e mbledhur herë pas here thërrisnin “Serbia, Serbia”.

Në shkollën fillore “Vuk Karagjiq” në Zveçan aktualisht gjendet kontingjenti hungarez i KFOR-it.

Komento: