KGJK: Qeveria po tenton të cenojë pavarësinë e gjyqësorit

13:41 | 05 Shtator 2022

Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Albert Zogaj ka thënë se rasti i 11- vjeçares, e cila dyshohet se është dhunuar, nuk ka qenë asnjëherë në gjykatë.

“Rasti i të miturës, është një rast shumë i ndjeshëm dhe ka bërë që të gjithë institucionet të reflektojnë. Si rast nuk ka qenë asnjëherë në gjykatë”, tha Zogaj.

Ai në një konferencë për media adresoi kritika ndaj Qeverisë, për të cilën tha se targetuar në mënyrë tendencioze sistemin gjyqësor duke tentuar të cenojë pavarësinë e tij.

Këshilli Gjyqësor i është kundërpërgjigjur të hënën akuzave të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit që “200 gjyqtarë kanë dhënë vetëm gjoba për rastet e dhunës seksuale”.

Dje Kurti tha se mbi 85% e këtyre rasteve, viktimat ishin vajza të mitura dhe rreth 140 prokurorë kanë lejuar parashkrimin e lëndëve për këto raste. Më tej, ai tha se 70% të prokurorëve kanë lejuar parashkrimin e lëndëve për këto raste.

Nga raportet e KPK-së dhe Prokurorit të Shtetit, sipas të dhënave për veprat penale për rastet e dhunës seksuale nga viti 2017 deri në gjashtëmujorin e parë të vitit 2022, janë parashkruar katër raste, që ka pasur të bëjnë me dhunën seksuale.

Komento: