Khabib fiton me nokdaun, kampion i padiskutueshëm

23:08 | 24 Tetor 2020

Khabib Nurmagomedov shënon fitoren e tij të 29-të.

Ylli rus i UFC, Nurmagomedov, ka arritur të regjistrojë një tjetër fitore në rekordin e tij në UFC, shkruan lajmi.

Në duelin me Gaethje, Khabib përfundoi gjithçka në vetëm dy raunde.Ishte një kapje me këmbë që i dha fund këtij dueli, duke e lënë pa ndjenja Gaethje.

Kështu, Khabib ka ruajtur titullin e tij të kampionit, duke shkuar për një rekord 29-0.Rusi shpërtheu në lot pasi fitoi duelin, pasi ky duel ishte i pari që Khabib e bënte pa babain e tij në kënd.

Komento: