Presidenti i Paris Saint Germain ka vazhduar me sulme të rënda ndaj yllit të skuadrës së tij, Kylian Mbappe, pasi francezi ka refuzuar ta vazhdojë kontratën dhe nëse nuk largohet këtë verë, atëherë a do të ishte lojtar i lirë për t’u transferuar në ndonjë klub tjetër.
Duke folur për ‘La Parisien’ pas prezantimit të Luis Enriques si trajner, sheiku arab ka hënë se do të pres vetëm edhe dy javë që Mbappe të nënshkruajë kontratë të re, ose në të kundërtën do t’ia tregojë derën atij.
“Kylian Mbappé ai duhet të vendosë javën e ardhshme ose pas dy javësh. Jo më shumë se kaq. Nëse ai nuk dëshiron të nënshkruajë kontratë të re, dera është e hapur. Askush nuk është më i madh se klubi, asnjë lojtar, madje as unë. Është shumë e qartë”, tha ai.
Ndryshe, interesim për Mbappen ka nga Real Madridi, Chelsea dhe Manchester United.