“Ki me shku ne burg”, “Ti je udbash” – eskalon debati mes Fatmir Shehollit e Vehbi Kajtazit

11:03 | 24 May 2023

Një debat i mbrëmshëm midis gazetarit Vehbi Kajtazi dhe analistit Fatmir Sheholli ka eskaluar në ofendime personale.

Sheholli është akuzuar nga gazetari Vehbi Kajtazi se ka qenë pjesëtar i UDB-së.Kjo ka bërë që debati në mes të këtyre dyve të kalojë në ofendime personale.

Sheholli, i cili tregoi se aktualisht është dëshmitar i Prokurorisë Speciale për rastin e vrasjes së babait të tij, fillimisht tregoi edhe për raportet që kishte më disa pjesëtarë të LDK-së në vitet e luftës.

“A e di ti që unë jam dëshmitar në proces të [Hagës].Prandaj, duhet me pas kujdes në këto postime. Edhe më thua se jam shku te Vjosa Osmani.Jam dëshmitar në Prokurori të Gjykatës Speciale për rastin e babës. Ti e di tash çka do të ndodhë pas këtij postimi tënd’’, është shprehur Sheholli në Klan Kosova.

Sipas Kajtazit, Sheholli ka dhënë intervista publike në mediat ndërkombëtare që e akuzon UÇK-në, që NATO-n e quan organizatë terroriste, që Hashim Thaçin e quan kriminel.

“UÇK-ja ka lëshuar komunikatë që e ka marrë përsipër vrasjen e të ndjerit. Zoti Sheholli ka dhënë intervista publike në mediat ndërkombëtare që e akuzon UÇK-në, që NATO-n e quan organizatë terroriste, që Hashim Thaçin e quan kriminel. Janë të dhëna publike, s’po flas diçka të fshehtë”, tha Kajtazi.

Sheholli tha se do të ngrejë padi Kajtazit, duke thënë se “ka intereferu drejtpërdrejt në rastin e babës tem”.“Padinë e ki prej meje. Ki me shku në burg”, tha ai.

Komento: