‘Kiameti’ ndodh në Rumani, breshër dhe gurë bien nga qielli në Rumani!

18:19 | 28 Maj 2019

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në një qytet të Rumanisë.

Reshje të mëdha breshëri dhe gurësh kanë përfshirë qytetin e Zalaut të Rumanisë, një gjë kjo shumë e rrallë.

Si pasojë e këtij moti qyteti u përballë edhe me vërshime, ndërsa copëzat e gurëve shkaktuan dëme në xhamat e dhjetëra veturave.

Siç shkruajnë mediet rumune, madhësia e breshërit ishte e një madhësie të vezës.

Përveç qytetit Zalau, nga moti i ligë janë përfshirë edhe qytetet tjera si Bihor, Arad dhe Timis dhe Salaj.

Ndërkohë njerëzit mbetën të frikësuar për shkak të kësaj, e cila ndodhi për pesë minuta

Komento: