Kiara flet për raportin me Luizin pas ardhjes në jetë të vajzës

17:47 | 27 Shtator 2024

Në një intervistë, Kiara ka folur për raportin me Luizin, pas ardhjes në jetë të vajzës së tyre.

“Ka patur disa momente gjatë shtatzënisë që kam qenë pak më me nerva, që askush nuk e beson këtë duke më njohur, por më ka bërë përshtypje qetësia e Luizit. Domethënë ka patur një lloj qetësie që më ka habitur. Me të vërtetë”, u shpreh ajo.

“Mënyra se si ka menaxhuar qoftë nervat të një gruaje me hormone, por më ka habitur me të vërtetë. Luna na ka sjellë veç lumturi dhe na e ka përmirësuar akoma edhe më shumë marrëdhënien. Na ka lidhur më shumë me njëri-tjetrin. Imagjino kur të bëjmë të dytin se çfarë do të bëhet”-tha ajo.

Komento: