Kiara flet sërish për lidhjen me Butrintin: Ka qenë një nga gjërat më të bukura që kam përjetuar, por e vuajta më vonë

12:09 | 14 Shkurt 2023

Kiara Tito është një nga emrat më të përfolur në mediat rozë.

E gjithë kjo për shkak të hyrjes në Big Brother dhe raportit që ka krijuar me Luiz Ejllin.

Ajo së fundi në një nga sfidat e ‘Vëllait të Madh’ për shkak të Shën Valentinit u përgjigje edhe për lidhjen që kishte me këngëtarin, Butrit Imeri.

“Ka qenë një nga gjërat më të bukura që kam përjetuar. Ka qenë hera e parë që kam përjetuar ato fluturat në stomak. Dhe ka qenë një person që unë realisht e fantazoja qoftë për pamjen, karrierën që kishte, qoftë për atë që transmetonte si karakter, i kishte të gjitha, e plotësontë fantazinë time. Kjo më bëri që të bija edhe më shumë në dashuri”, u shpreh Tito.

Ajo po ashtu ka zbuluar detaje të reje, duke thënë se i mungonte përkushtimi nga ai dhe se e ka vuajtur shumë këtë.

“Kjo ishte edhe gabim, sepse e vuajta më vonë”, tha ajo.

Komento: