Kiara na prezanton me “anëtarët më të rinj” të familjes

15:15 | 10 Tetor 2025

Së fundmi, Kiara ka ndarë me ndjekësit e saj një postim shumë të ëmbël në Instagram, ku shfaqet me Luizin dhe vajzën e tyre Lunën.

Në foto shfaqen edhe dy anëtarë të rinj të familjes, dy papagaj me emrat Lulu dhe Luki, të cilët tashmë janë bërë pjesë e zhurmshme dhe të dashur e familjes.

Në postim, Kiara shkruan:

“Njihuni me Lulu & Luki, anëtarët më të rinj dhe më të zhurmshëm 🐦 të familjes 💚”

Në foton e fundit, Luna sapo ka kuptuar se papagajt fluturojnë realisht dhe… nuk po qeshte më!

Një moment i bukur familjar që tregon dashurinë dhe ngrohtësinë në shtëpinë e Kiara-s.

Komento: