Ditën e sotme, moderatorja e njohur Kiara Tito, feston 29 vjetorin e lindjes. E njohur si një nga femrat më të ëmbla të showbizit, Kiara u bë nënë para disa muajsh.
Ditëlindja e këtij viti, e gjeti moderatoren në statusin e mamasë. Një dhuratë më të bukur se kaq, nuk mund të kishte.
Por vlen të vlerësohet dhe dhurata që mori nga partneri, Luiz Ejlli.
Kujtojmë se dyshja prej 3 ditësh ndodhet në Maldive, duke shijuar disa momente relaksi krah njëri-tjetrit, por pa Lunën.
Mbetet për t’u parë nëse Kiara do e festojë ditëlindjen larg të voglës së saj, apo çifti do të rikthehet sot në Shqipëri.