Kiara Tito hyn në BB VIP në lot, ja çfarë e preku moderatoren

00:08 | 25 Dhjetor 2022

Banorja e njëmbëdhjetë që i bashkohet shtëpisë së Big Brother Albania VIP 2 është Kiara Tito.

Moderatorja 26 vjeç tregoi se tipari që pëlqen më shumë te vetja është durimi, ndërsa sinqeritetin e kërkon si bazë të çdo gjëje.

“Gjëja e parë që shoh te një djal është pamja e jashtme, dhëmbët dhe duart. Gjënë e fshehtë që nuk e kam thënë asnjëherë, nuk mund ta them tani para të gjithëve”, u shpreh Kiara gjatë klipit prezantues.

“Kjo është hera e parë që kam 24 orë, që nuk flas me asnjë familjar apo ndonjë nga miqtë e mi”, tregoi Kiara pas hyrjes në skenën madhështore të Big Brother.

Produksioni i Big Brother Albania VIP 2 ka menduar që t’i tregojë një video nga gjyshja e saj, e cila e motivonte për qëndrimin në shtëpinë më të famshme. Në përfundim të videos, nuk munguan lotët nga Kiara Tito që iu bashkua më pas banorëve të tjerë.

Komento: