Kica i reagon VV’së: Herën tjetër kur flisni për mua, mos u frikësoni t’i lini komentet e hapura për publikun

13:03 | 09 Prill 2024
kica-i-reagon-vv’se:-heren-tjeter-kur-flisni-per-mua,-mos-u-frikesoni-t’i-lini-komentet-e-hapura-per-publikun

Deputetja e LDK’së, Doarsa Kica- Xhelili, i ka reaguar zëdhënësit të VV’së, Arlind Manxhuka, pasi i njëjti tha se nuk ka ndërruar Qeveria por ka ndërruar deputetja Kica- Xhelili në lidhje me çështjen e nivelit të korrupsionit në Kosovë.

Deputetja ka thënë korrupsioni është korrupsion si pa kryeministrin Kurti si me të.

“VV ma paska postuar foton e parë si “pretekst” se unë kam ndryshuar. E në fakt, në foton e dytë keni pozicionimin e tanishëm të Kosovës. Me KËTË Qeveri. PRAP me Vietnam e sojin e shteteve me nivel të lartë të korrupsionit. Madje, shenja = i bie që kemi stagnim nga viti paraprak. Tani, a kam ndryshuar UNË standard apo Qeveria, vlerësojeni vet. KORRUPSIONI ËSHTË KORRUPSION, SI DIKUR PA ALBIN KURTIN, SI SOT ME ALBIN KURTIN.”

Ajo i ka thënë që herën tjetër kur të flasin për të t’i lënë komentet e hapura për publikun.

Manxhuka ka shkruar se “për diçka që krenohej vetë, sot e quan propagandë”.

“Nuk ka ndërruar qeveria. Ka ndërruar Doarsa. Dicka për të cilën krenohej vetë, sot e quan propagandë. Në fund ajo ka zgjedhur që të rreshtohet me ata që, siç thoshte ajo vetë, për vitin 2020 e rendisnin Kosovën në një grup me vendet me nivele të larta të korrupsionit.”

Komento: