Kica-Xhelili: Qeveria i ofendoi qytetarët me rritjen e “pagës me këste”, një para dhe një pas zgjedhjeve

20:38 | 29 Tetor 2024
kica-xhelili:-qeveria-i-ofendoi-qytetaret-me-rritjen-e-“pages-me-keste”,-nje-para-dhe-nje-pas-zgjedhjeve

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar lidhur me vendimin e Qeverisë së Kosovës për rritjen e pagave për sektorin publik.

Për rritjen e pagave, Kica Xhelili thotë se është ofendim për të gjithë, pasi sic shprehet ajo “kjo Qeveri, pagën e sektorit publik po e trajton si lloj “favori” me dy këste. Kësti i parë para zgjedhjeve e kësti i dytë pas”.

Reagimi i saj i plotë:

Të gjitha kategoritë po reagojnë për “rritjen” e pagës. Natyrisht, sepse ajo nuk është rritje, por ofendim.

Së pari, ofendohen që iu vodh ajo që iu takonte qe 4 vite.

Së dyti, ofendohen që rritja nuk e mbulon as afërsisht vlerën e inflacionit prej 22%.

Së treti, ofendohen që kjo Qeveri, pagën e sektorit publik po e trajton si lloj “favori” me dy këste. Kësti i parë para zgjedhjeve e kësti i dytë pas.

Kjo Qeveri po ua përplasë hundësh paratë që i takojnë, fytyrës, por s’po ua jep prap se prap, fiks para zgjedhjeve, përmes proceseve të kundërligjshme, në vlera mjeruese, e po prisni të mos ketë reagime?

Ndryshimi po vjen!

Komento: