Kica-Xhelili tregon pse iu bashkua LDK-së – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Kica-Xhelili tregon pse iu bashkua LDK-së

21:30 | 08 Shtator 2022

La Lisën Guxo dhe iu bashkua LDK-së.

Deputetja Doarsa Kica-Xhelili, ka zbuluar për herë të parë se cila ishte arsyeja që ajo iu bashkua LDK-së, dhe e braktisi Listën Guxo.

Ajo ka thënë se arsyeja pse iu bashkua LDK’së është sepse kjo parti ka pësuar reforma, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

”Unë sot jam në LDK është sepse LDK-ja ka pësuar reforma”, ka thënë ajo në Klan Kosova.
Nga Lista Guxo tha se është tërhequr për arsye krejtësisht parimore, konceptuale dhe ideologjike.

Kica-Xhelili deklaroi se dorëheqjen me shkrim e ka dorëzuar më 5 gusht.

Para dorëheqjes zyrtare, ka thënë se i ka njoftuar Donika Gërvallën dhe Faton Pecin.

“Dorëheqjen me shkrim e kam dhënë më 5 gusht…znj. Gërvalla dhe z.Faton Peci e kanë ditur për dorëheqjen time edhe para datës 5 gusht”, ka thënë Kica-Xhelili.

Komento: