Kjo e fundit shkëputi një citat të Vjosa Osmanit për rëndësinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për vendin.
“Thënë troq, për mua, më shumë sesa nënshkrimi i Presidentit të Serbisë ka rëndësi nënshkrimi i Presidentit të Amerikës. Shpresoj që jam mjaftueshëm e qartë”, e citoi Kica-Xhelili, Osmanin.
“Pjesë nga fjalimi i sotëm i Presidentes Vjosa Osmani Pjesë e një realiteti të PAKONTESTUESHËM që LDK e ka thënë vazhdimisht. Ata që duan ta shohin situatën racionalisht, e shohin, herët a vonë!”, tha Kica-Xhelili.