Kida provokon ndjekësit me gjoksin jashtë

15:12 | 03 Tetor 2021

Këngëtarja e njohur ka provokuar në rrjete sociale.

Kida është njëra ndër këngëtaret më të dashura të publikut shqiptar, e cila përveç se njihet për talentin e saj ajo pëlqehet në masë të madhe për stilin e saj, shkruan lajmi.net.

Bukuroshja shqiptare njihet për stilin e saj mjaft të veçantë, të cilin e shfaq në paraqitjet e ndryshme në Instagram.

Ajo së fundi ka publikuar disa Instastory ku u shfaq joshëse e provokuese, ajo erdhi e veshur me xhinse në pjesën e poshtë por ishte bluza e zezë e cila mori vëmendjen e fansave.

Bluza e vogël ngjyrë e zezë thuajse i zbuloi edhe pjesët më intime të trupit.

Kida përmes imazheve dhe videove të shumta qëndron në kontakt të vazhdueshëm me fansat e saj nëpërmjet rrjeteve sociale, ku edhe pëlqehet shumë për paraqitjet e shpeshta.

Komento: