Kievi brenda orësh mund të bie në duart e Rusisë

22:55 | 24 Shkurt 2022

Kievi mund të bie brenda orësh në duart e Rusisë, sipas një burimi të lartë perëndimor.

Kështu ka raportuar Bloomberg, duke theksuar se Rusia ka arritur të eliminojë në mënyrë efektive mbrojtjen ajrore të Ukrainës, transmeton Express.

Pas shpërthimit të luftës në Ukrainë, Kurti bën thirrje për vigjilencë dhe…

Sipas këtij zyrtari, qëllimi kryesor i Rusisë është marrja e kryeqytetit dhe kjo pritet të arrihet brenda pak orësh.

Putin raportohet se dëshiron të kontrollojë të gjithë Ukrainën, edhe pse deri tani fokusi ka qenë në lindje, jug dhe qendër të shtetit.

Sipas mediave ndërkombëtare, qëllimi i Putinit është që me forcë të rrëzojë qeverinë aktuale dhe të instalojë një qeveri kukull në Kiev.

Komento: