Kievi sërish ‘dridhet’ nga sulmet ajrore

09:24 | 17 Prill 2022

Sërish sulme ajrore në Kiev.

Për natën e dytë radhazi një shpërthim i madh është dëgjuar në Kiev.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat vendase.

Gjatë natës sirenat e alarmit ranë thuajse nëpër të gjithë Ukrainën.

Sa i përket shpërthimeve, nuk ka ende një shpjegim.

Nga sulmet e djeshme, një person ka mbetur i vdekur dhe disa të tjerë janë plagosur.

Komento: