Kimete Berisha i reagon Nagavcit: Naive dhe neveritëse, mësuese që u bë ministre, cilin test e ka kaluar?

22:05 | 10 Shtator 2022

Publicistja Kimete Berisha i ka reaguar ministeres Nagavci, e cila prapë ka reaguar lidhur me grevat në arsim

.

Berisha në shkrimin e saj në Facebook tha se kur Nagavci ka krahasuar ndërprerjen e grevës në Maqedoni dhe në Bullgari nga mësimdhënësit, ajo ka dashur të thotë se janë më të mirë sesa mësimdhënësit shqiptarë.

“Duhet të jesh naive dhe armik i vetvetes t’i lavdërosh maqedonët e bullgarët në dëm të mësimdhënësve shqiptarë.”, ka shkruar Berisha për Nagavcin.

Më tutje, ajo thotë se çfarë testi ka kaluar ministrja Nagavci kur është bërë ministre.

Në postimin e saj, ajo nuk kursehet në kritika të ndryshme ndaj Nagavcit.

Lexoni më poshtë të plotë shkrimin e saj:

Ministresha e Arsimit: ‘Më të mirë bullgarët se shqiptarët’!

Arbërie Nagavci:

‘Mësimdhënësit maqedon dhe bullgar janë më të mirë, më të ndershëm dhe më të sinqertë sesa mësimdhënësit shqiptarë –

sepse bullgarët e maqedonët e kanë ndërprerë grevën…kur u kanë thënë qeveritë e tyre.

– E mësimdhënësit shqiptarë kanë agjenda të tjera, kanë qëllime të errëta, e dinë ata se sa të ulta i kanë qëllimet – nuk e kanë për pare, se 50

Euro ua kemi dhënë’!

Duhet të jesh naive dhe armik i vetvetes t’i lavdërosh maqedonët e bullgarët në dëm të mësimdhënësve shqiptarë.

Përveç naive, momentalisht Arbërie Nagavci është personi më i neveritshëm në Kosovë, pas Hekuran Muratit, i cili duket se ka reflektuar pas sulmit me miell.

P.S. Pse Arbërie Nagavci është ministre e arsimit?

Cilin test e ka kaluar…

Ishte mësuese – u bë ministre!

Qysh?

A s’është edhe kjo (si krejt të tjerët) analfabete funskionale?

Pse krejt mësimdhënëst janë ‘analfabet funksional’ sipas qeverisë Kurti, e Arbërie Nagavci s’është!

Qysh shpëtoi kjo pa u bërë analfabete!

Cilin libër e ka lexuar në jetë!

‘Meshkujt vijnë nga Marsi’?

– Turshitë a i ka shti!.

Komento: