
Mesfushori i Bayern Munichut dhe Gjermanisë, Joshua Kimmich, ka pranuar se është tunduar nga mendimi për të luajtur jashtë Bundesligës.
Kimmich është rritur në një pjesë kyçe të formacionit të Bayernit që kur u transferua në Bavari si i ri nga RB Leipzig, përcjell ORAinfo.

Por ndërsa duket se nuk po nxiton të largohet nga Die Roten, ai do të konsideronte një sfidë larg Gjermanisë në të ardhmen./ORAinfo/