Kina e mund koronavirusit, nxënësit kthehen në shkolla

18:37 | 17 Mars 2020

Kina po i kthehet normalitetit pas përballjes me koronavirusit.

Nxënësit e provincës Guizhou të Kinës, kanë filluar të kthehen në shkolla pas më shumë se një muaji pushim. Transmetuesi shtetëror ka raportuar se nxënësit janë kthyer në shkolla, por me zbatimin e masave të ashpra të mbrojtëse që në hyrje të objekteve.

Përveç kontrolleve në hyrje të shkollës, autoritetet kanë njoftuar se nëpër konvikte nxënësit do të flenë në drejtime të kundërta me njëri-tjetrin. Kjo është bërë që të shmanget kontakti përmes frymëmarrjes, transmeton Koha.

Numri i infektimeve me koronavirus jashtë territorit kinez, ka tejkaluar ato brenda Kinës gjatë së hënës. Deri më tani, numri i rasteve të konfirmuara me koronavirus ka arritur në 180 mijë, ndërsa kanë vdekur rreth 7 mijë e 300 persona. Numri i të shëruarve nga koronavirusi ka arritur në 70 mijë.

Komento: