Kina pro marrëveshjes finale Kosovë-Serbi

11:30 | 25 August 2019

Kina thotë Finalja Kosovë-Serbi të jetë marrëveshje e pranueshme për dy palët.

Ambasadorja e Kinës në Beograd, Chen Bo, thotë se qëndrimi i shteit të saj për Kosovën ka qenë i qartë dhe i pa ndryshueshëm që nga fillimi.

Bo ka thënë se Kina e respekton sovranitetin dhe integritetin territorial të Serbisë, raporton agjencia e lajmeve ‘Beta’, transmeton Gazeta Express.

Teksa ka folur për zgjidhjen e problemit ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, ambasadorja kineze ka thënë se një gjë e tillë duhet të ndodhur brenda kornizës së Rezolutës 1244.

“Ne besojmë se ajo mund të arrihet brenda kornizës së Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit dhe rezolutave tjera të rëndësishme”, ka thënë Bo.

Sipas diplomates kineze mënyra më e mirë për të zgjidhur problemin ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është arritja e një marrëveshje të pranueshme për të dy palët përmes dialogut.

“Ne vlerësojmë përpjekjet e Serbisë për të gjetur një zgjidhje përmes dialogut”, ka thënë Chen Bo.

Ajo ka përmendur edhe faktin se Serbia është i vetmi shtet në Evropën Qendrore dhe Lindore me të cilin Kina ka raporte dhe partneritet strategjik.

Në fund ajo ka thënë se partneriteti me Serbinë do të vazhdojë dhe me investime të shumta.

Komento: