Kinematografia shqiptare në zi, vdes aktori i njohur

11:10 | 25 Shkurt 2026
kinematografia-shqiptare-ne-zi,-vdes-aktori-i-njohur

Është ndarë nga jeta aktori nga Korça, Zhani Ziçishti.

Siç bëjnë të ditur mediat në Shqipëri, Ziçishti vdiq në moshën 85-vjeçare.

Ai ishte aktor i madh i kinemasë shqiptare dhe Teatrit Andon Zako Çajupi në Korçë.

Roli i parë i aktorit në kinematografi ishte ai i mësues Agronit në filmin “Lumë drite” në vitin 1970.

Komento: