Kirurgët japin vendimin e ri për grevën e tyre disa javore – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Kirurgët japin vendimin e ri për grevën e tyre disa javore

09:34 | 29 Janar 2019

Kirurgët e Qendrës Klinike Universitare e Kosovës kanë hyrë dje në javën e gjashtë të grevës që filloi si rezultat i ligjit të pagave, i cili ka shkakëtuar shumë pakënaqësi sociale.

“Ne kemi kërkuar që paga të jetë ekuivalente me kryeprokurorët”, tha Arbër Morina, Kirurgu i përgjithsëm i QKUK-së për Radio Televizionin e Kosovës.

Morina bëri me dije se kanë pasur takime, por kirurgët nuk kanë pranuar ofertën .

“Takimi varet prej inicimit të mbledhjes, ne jemi të ftuar të marrim pjesë në ndonjë mbledhje në parlament për të diskutuar për ligjin”, tha ai.

Sipas tij edhe pse ka grevë nuk po pësojnë pacientët e Kosovës që kanë nevojë për ndërhyrje në QKUK.
Ai tha se ky ligj është i pa rregullt.

“Edhe vet qeveria e ka pranuar se ky ligj është i keq”, tha ai.

Ai foli edhe për vështirësitë që kanë kirurgët dhe pacientët.

Komento: