Kirurgët kosovarë marrin vendim shokues

16:19 | 31 Dhjetor 2018

Shëndetësia kosovare është në gjendje të mjerushme.

Kolegjiumi i kirurgëve ka marrë vendim që greva e tyre e cila tashmë ka bërë dy javë të vazhdojë edhe më tej.

Këtë vendim ata ia kanë përcjellë drejtorit të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës (ShSKUK).

Kallxo.com ka raportuar në vazhdimësi për grevën e tyre e cila është vlerësuar si jo ligjore por kirurgët thonë se greva e tyre është legjitime dhe se ata do të vazhdojnë deri në realizimin e kërkesave të tyre që është rritja e pagës në nivel me gjyqtarët dhe prokurorët.

Komento: