Një shishe me substancë të lëngshme është hedhur në drejtim të një shtëpie në fshatin Kishnicë, të dielën rreth orës 20.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për Prishtinën, Flora Ahmeti.
“Më 06.11.2022, rreth orës 20:00, kemi pranuar informatën se në fshatin Kishnicë, në drejtim të një shtëpie, është hedhur një shishe që dyshohet të ketë qenë e mbushur me substancë në gjendje të lëngshme e cila ka mbetur të konfirmohet pas ekzaminimeve të nevojshme”, ka thënë Ahmeti.
Ndërkaq, nuk është raportuar për të lënduar e as për dëme materiale.
“Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe në koordinim me prokurorin e shtetit menjëherë ka ndërmarrë veprimet hetimore preliminare, të cilat aktualisht sugjerojnë që rasti është i izoluar në vetvete dhe të gjitha indicet orientojnë në drejtim të tillë”, ka shtuar ajo.