Kishte 30 vite që Juventusi nuk pranonte pesë gola në një ndeshje zyrtare

23:57 | 13 January 2023

Juventusi nuk kishte pranuar pesë gola në një ndeshje të vetme pothuajse për 30 vjet, por sot Zonja e Vjetër u poshtërua nga Napoli në stadiumin “Diego Armando Maradona”.

Napoli krijoi shumë kundër një skuadre që kishte mbajtur portën e paprekur në tetë ndeshje në Serie A, duke fituar të gjitha ato ndeshje, por Bianconerët u shpërbënë sot nga napolitanët.

Victor Osimhen shënoi dy gola, ndërsa nga një shtuan Kvicha Kvaratskhelia, Amir Rrahmani dhe Eljif Elmas. Golin e vetëm për Juventusin e shënoi Angel Di Maria.

Juventus nuk kishte pranuar pesë gola në asnjë garë që nga humbja 5-1 nga Pescara në Serie A më 30 maj 1993.

Çuditërisht, goli i parë i Pescaras atë natë u shënua nga trajneri aktual i Juventusit, Max Allegri.

Napoli mbetet lider me 47 pikë, ndërsa Juventusi është i treti me 37 pikë.

Komento: