Kishte ardhur nga jashtë vendit me autobus në Prishtinë, vëllai e raporton të zhdukur motrën

10:56 | 30 Nëntor 2025
Kishte ardhur nga jashtë vendit me autobus në Prishtinë, vëllai e raporton të zhdukur motrën

Një person ka raportuar dje në polici zhdukjen e motrës së tij që nga dita e enjte në Prishtinë.

Sipas raportit 24-orësh, ai ka bërë të ditur se motra kishte ardhur me autobus nga një shtet tjetër dhe kishte zbritur në stacionin e autobusëve në kryeqytet.

Që nga ai moment, familjarët i kanë humbur lidhjet me viktimën dhe nuk kanë njohuri për vendndodhjen e saj.

“Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raportin policor.

Komento: