Rrënohet një hotel në Durrës, kishte edhe pushues kosovar.
Dyshohet që në hotelin i cili është rrënuar tërësisht nga tërmeti në Durrës kishte edhe pushues nga Kosova.
Nën rrënojat e saj mund të ketë viktima, pasi një pjesë e personelit dhe disa klientë kanë qenë ne ndërtesë në çastin e tërmetit.
Ndryshe, në orët e para të mëngjësit të sotëm ka ndodhur një tërmët i fuqishëm në Shqipëri.
Dëme të mëdha ka shkaktuar tërmeti i sotëm, kryesisht në zonën e Durrësit, qytet më afër lëkundjeve të forta.